Kush i fiton zgjedhjet? Jeni dakort?Nese ne nuk votojme,atehere do te jene te tjeret qe do te marrin vendime te cilat do te ndikojne ne jeten tone.Prandaj,eshte detyra jone si mesues qe te mesojme nxenesit mbi rendesine e demokracise. Nxenesit duhet te mesojne mbi votimin dhe zgjedhjet .Per kete ,ata duhet te zhvillojne kompetenca qytetare .Kjo ju jep mundesine te perfshihen plotesisht ne procesin demokratik-qofte ne nivel lokal apo kombetar.
Me nje planifikim te mire , mesuesit mund te perdorin zgjedhjet.Ato jane nje mjet per te ushqyer te mesuarit shoqeror dhe emocional.Organizoni zgjedhjet ne kasen tuaj.
ZGJEDHJET SHKOLLORE.CFARE OFROJNE ATO?
Ky mesim i ndihmon nxenesit te mesojne se si funksionojne zgjedhjet.Nje menyre eshte pjesemarrja ne zgjedhje te simuluara ne klase.Si rezultat , ata arrijne te kuptojne menyren se si funksionojne ato.Nxenesit kuptojne edhe rendesine si pjesemarres ne zgjedhje.Pe shembull ato ndihmojne ne vendimmarrjet qe ndikojne ne jeten tone.
-Roli yne si mesues.
Roli yne si mesues eshte t’u japim mundesine nxenesve tane te kuptojne funksionin e demokracise.Gjithashtu ,edhe momentin historik qe po perjetojme.Ne duhet t’u sigurojme hapesira te sigurta ku te shprehin nevojat shoqerore dhe emocionale.Ne kete menyre ,ata perqendrohen ne te mesuar.Ndersa nga ana tjeter, i pajisim ata me mjete per te menduar ne menyre kritike per realitetin qe i rrethon.Vendosja e nje norme ne te folur,toleranca dhe ndjeshmeria, jane cilesi qe duhen perforcuar.
-Matematika ne zgjedhje.
Leximi i grafikeve dhe tabelave eshte celesi per te kuptuar zgjedhjet.Kjo eshte nje aftesi qe mund te perdoret ne shume fusha.Tregojuni nxenesve se si te krijojne grafike te ndryshem.Me pas ata vete krijojne grafiket e tyre duke perdorur te dhenat e zgjedhjeve dhe parashikimeve te zgjedhjeve ne klase.
Rendesia e te lexuarit dhe shkruarit.
Persa i perket te lexuarit dhe te shkruarit , nxenesit mesojne te shkruajne ese bindese. Keto ese i ndertojne duke u perqendruar te besimet dhe opinionet e tyre.Ne te njejten kohe ,ata mesojne se si t’i mbeshtesin opinionet e tyre duke perdorur prova.
Kush i fiton zgjedhjet?-Disa ide per aktivitete.
-Krijoni nje poster ku shfaqni rendesine e votes.
Ne grupe nxenesit organizojne nje stuhi mendimesh ne te cilen listojne arsyet perse duhet te jene pjesemarres ne zgjedhje.
-Shkruajne ese bindese mbi procesin zgjedhor si nje mundesi per ardhmen tone.
-Perse une duhet te zgjidhem? Kandidatet shpalosin programin e tyre per te bindur elektoratin e klases.