Skip to toolbar

Abetare

Mirë se vini në gjuhën e bukur shqipe!
Read this page in:

Rreth Abetares

Abetare është libri më i dashur për çdo shqiptar, sepse përdoret për të mësuar gjuhën shqipe kur jeni në shkollën fillore. Ky libër i mrekullueshëm, i ilustruar bukur me një larmi temash interesante, do t’u mësojë fëmijëve tuaj se si të shkruajnë dhe të lexojnë në gjuhën shqipe. Përmes Abetares shqiptarët mësojnë të kuptojnë botën përreth tyre në gjuhën e tyre të bukur.

Me mirësjellje na është dhënë e drejta e autorit për të përdorur “Abetaren” nga shtëpia botuese “Media Print” dhe jemi krenarë që jemi në gjendje t’i mësojmë fëmijët shqiptarë kudo që jetojnë në botë, gjuhën e bukur të prindërve të tyre.

Paraabetare

Abetare

Pasabetare

Paraabetare

Paketa e Paraabetares përmban për ju të dashur bashkëatdhetare të vegjël, një grup mësimesh me 20 tema, të cilat ju sjellin më afër atdheut përmes dëgjimit të teksteve të ndryshmem të rrëfyera nga mësueset tona në formë artistike e familjare për ju.

Ju do të përfshiheni edhe në lojëra edukuese e argëtuese.

  1. Ndërkohë  ju do aftësoheni të ritregoni bukur në shqipen tonë të ëmbël. 
  2. Do të merrni njohuritë e  para për format grafike të shkronjave.
  3. Do të merrni njohuri rreth sjelljeve në  mjedise të  ndryshme, orientimit dhe komunikimit të saktë siç e kërkojnë situatat reale.
  4. Edukimi me vlerat më  të mira morale e shpirtërore të kombit tonë, është një nga synimet që kërkon të arrijë ky kurs.
  5. Ju do të aftësoheni  të shprehni mendimet tuaja para shokëve e shoqeve  gjatë orës së mësimit dhe me prindërit apo të afërmit  tuaj, në situata  të ndryshme pas mësimit. 

Me siguri ju dhe të afërmit tuaj do të ndiheni krenarë që keni mundur të arrini të shpreheni bukur e qartë  në gjuhën shqipe standarde, nga ku nisin edhe rrënjët tuaja. 

Abetare

Paketën e Abetares mund ta zgjidhni më vete.

  1. Në 37 seanca ju do te mësoni me radhë shkronjat me format e tyre në shkrimin e dorës dhe të shtypit. 
  2. Mësueset tona do t’ju ndihmojnë t’i artikuloni qartë e bukur këta tinguj të ëmbël të gjuhës së bukur shqipe.
  3. Nuk do t ‘ju mungojnë lojërat e argëtimet ku mund të përfshini jo vetëm anëtarët e grupit, por edhe familjarët tuaj.
  4. Do të mund të lexoni dhe kuptoni përmes leximit të pjesëve  të shkurtra, të cilat do t ‘ju bindin se gjuha jonë, siç e kanë thënë dhe poetët  tanë të shquar, është më e bukur se kënga e bilbilit, më e këndshme se era e trëndafilit e të mbush zemrën me dashurinë e pashlyeshme për Atdheun tonë të dashur, Shqipërinë.
Jemi të bindur se duke ju sjellë këtë paketë deri në mësimin e fundit të sajm të cilin e kemi titulluar “Festa e shkronjave”, ju kemi sjellë Atdheun më afër dhe kemi frymëzuar tek ju vetëdijen e të qenit me gjak , zemër e mendje shqiptarë.
 

Pasabetare

Paketa e tretë është Pasabetarja. (Dikur prindërit dhe gjyshërit tuaj e kanë quajtur “Këndimi”)

  • Që ju të mos i harroni shkronjat që keni mësuar tek Abetarja, por t’i përdorni ato për qëllime praktike të komunikimit dhe informimitmmm do t’ju shërbejnë 20 tekstet e shkurtra në gjuhën shiqipe që do të gjeni në këtë paketë;
  • Në bashkëpunim me mësueset tona do të mund t’i kuptoni më mirë, t’i interpretoni dhe të jepni mendimet tuaja rreth shqetësimeve e  ideve   që vijnë përmes tyre. E thënë ndryshe, ju do ta përdorni gjuhën shqipe me kompetencë të plotë. 
  • Atëherë keni për të kuptuar se gjuha jonë është shumë e mirë, e bukur e me vlerë, sikundër i ka kënduar një poet tjetër.
  • Ne kemi zgjedhur një tekst kombëtar të Abetares, të miratuar nga organet kompetente, por edhe shumë popullore në Shqipëri.
  • Grupi i mësueseve ka punuar me përkushtim për ta sjellë në formën më të mirë të mundshme për mësimin on line.
  • Dëshirojmë t’i sigurojmë prindërit tuaj se në gjithçka që po ju ofrojmë keni garancinë e plotë që do të jeni on line me ne. 
  •  

Falenderim i veçantë

Nuk mund të lëmë pa ju shprehur mirënjohjen tonë prindërve që tashmë na e kanë besuar neve të jemi mësuesit e ABETARES për fëmijët e tyre. 

Me kënaqësi kemi mësuar se disa prej tyre, vite më parë kanë mësuar gjuhët e huaja pranë shkollës sonë, ndërsa sot  nga vendet ku jetojnë, ju mundësojmë mësimin e gjuhës shqipe fëmijëve të tyre po nga kjo shkollë. 

Të krijosh traditë në arsimim prej vitit 1994 pa ndërprerje, është frymëzuese , por edhe përgjegjësi e madhe. Ju na e keni mundësuar këtë dhe ne ju jemi mirënjohës. Suksese fëmijëve tuaj në rrugën e bukur e të ndritur të dijes!

Preschool

Mësime shtesë brenda këtij programi

Aftësitë që fiton fëmija juaj mbas përfundimit të këtij kursi

Pas përfundimit të Abetares, fëmija juaj do të jetë në gjendje:

Kush do t’jua mësojë gjuhën shqipe?

Yllka Iljazi

Yllka Iliazi është mësuese e Gjuhës Shqipe në Gjimnazin “ Ismail Qemali” në Shqipëri. Ajo është diplomuar në Fakultetit e Historisë dhe Filologjisë ne Tiranë mbasi ka kryer studimet për Gjuhën Shqipe. Gjithashtu, ajo ka një master shkencor ë Letërsi. Ajo punon si pedagoge e Etikës së Komunikimit, me kohë të pjesshme, në Universitetin Politeknik të Tiranës. Më tej, ajo ka kontribuar si autore dhe bashkëautore e shumë artikujve shkencorë për mësimdhënien e suksesshme. Yllka është mësuese e nxënësve shqiptarë te suksesshëm në rreth 30 vite karriere profesionale. Ajo i jep prioritet të menduarit kritik dhe interaktivitetit në orën e mësimit. Arritjet e nxënësve të saj janë burimi i entuziasmit dhe energjisë në punë.
Aida Beqiri

Aida Beqiri

Dr. Aida Beqiri është një mësuese e motivuar e gjuhës shqipe për LSIA me një përvojë të gjerë në mësimdhënien e grupmoshave të ndryshme. Ajo është diplomuar si mësuese e gjuhës shqipe dhe letërsisë në Universitetin e Tiranës në vitin 2007 dhe më vonë, në 2018, ka përfunduar studimet doktorale në Universitetin e Tiranës në leksokilogji dhe semantikë. Ajo ka qenë lektore me kohë të pjesshme në Universitetin “Aleksander Moisiu” Durrës, ku dhe u dallua për metodën e saj mësimore dhe rezultatet e arritura me studentët e saj. Dr. Aida Beqiri ka dhënë mësim gjuhën shqipe që në vitin 2007 dhe që prej vitit 2009 jep mësim në gjimnaz. Aida është mbrojtëse e të drejtave të fëmijëve dhe e barazisë gjinore. Ajo është pjesë e platformës e-Twinning dhe ka marrë pjesë në projekte kombëtare dhe ndërkombëtare duke fituar dhe çmime të ndryshme, se bashku me nxënësit e saj.
edmara zaimi

Edmara Zaimi

Edmara Zaimi është mësuesja e Gjuhës Shqipe. Ka përfunduar studimet bachelor dhe master shkencor për Gjuhë-Letërsi dhe Anglisht pranë Universitetit "Aleksandër Moisiu" në Durrës. Më vonë zhvendoset në Tiranë për të ushtruar profesionin e mësuesisë me pasion dhe përkushtim.
Nesida Shehaj

Nesida Shehaj

Albanian Language Teacher
Nesida Shehaj is a devoted Albanian Language teacher for LSIA. She has a substantial experience in teaching with different groups from preteens to senior high. She completed her Bachelor Studies in Albanian Language and Literature at Tirana University and proceeded with her Professional Master degree as a High School Teacher at the same university, also being selected as an excellent student. Nesida develops a great passion in teaching Albanian Language as she believes that teaching a language to the younger generation helps building a strong society. Her approach to teaching is putting the student at the center of the process and interacting by critical thinking. She has been teaching in several high schools in Tirana achieving high results with her students. Her motivation in teaching is to give the students not only academic knowledge but also cultural social one.
Valbona Troksi

Valbona Troksi

Valbona Troksi është një mësuese shumë e përkushtuar e gjuhës shqipe për LSIA. Ajo është diplomuar në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë në Tiranë, në vitin 2009, si mësuese e gjuhës shqipe dhe letërsisë. Ka dhënë mësim në shkolla të ndryshme dhe ka një eksperiencë të konsiderueshme dhe një pasion të admirueshëm për mësim. Valbona ka punuar me grupmosha të ndryshme dhe ka organizuar shumë evente kulturore dhe edukative në shkollën ku ajo punon. Si edukuese entuziaste me një pasion të madh për mësimin e gjuhës shqipe, mësuese Valbonaështë bashkuar me stafin tonë. Misioni i saj nuk është vetëm t`i japë nxënësve njohuri akademike, por edhe kulturore, ajo frekuenton seminare, mbledhje apo konferenca të ndryshme për të përmirësuar cilësinë e të të dhënit mësim. Si mësuese e zellshme dhe punëtore, ajo i jep prioritet rritjes së aftësive të studentëve dhe nxit ndërveprimin me klasën.

Paraabetare

Abetare

Pasabetare