Rreth Abetares
Abetare është libri më i dashur për çdo shqiptar, sepse përdoret për të mësuar gjuhën shqipe kur jeni në shkollën fillore. Ky libër i mrekullueshëm, i ilustruar bukur me një larmi temash interesante, do t’u mësojë fëmijëve tuaj se si të shkruajnë dhe të lexojnë në gjuhën shqipe. Përmes Abetares shqiptarët mësojnë të kuptojnë botën përreth tyre në gjuhën e tyre të bukur.
Me mirësjellje na është dhënë e drejta e autorit për të përdorur “Abetaren” nga shtëpia botuese “Media Print” dhe jemi krenarë që jemi në gjendje t’i mësojmë fëmijët shqiptarë kudo që jetojnë në botë, gjuhën e bukur të prindërve të tyre.
Aftësitë që fiton fëmija juaj mbas përfundimit të këtij kursi
- Të lexojë dhe të shkruajë qartë në gjuhën shqipe
- Të krijojë me lehtësi fjali të shkurtra
- Të recitojë ose këndojë tema dhe këngë të ndryshme
Paraabetare
- 20 orë
Paraabetare
1. Përshendetjet
2. Në shtëpi
3. Në rrugë ( kujdesi kur jemi në rrugë)
4. Në shkollë/ kopsht.
5. Numrat (1-20)
6. Ngjyrat
7. Muajt e vitit
8. Ditët e javës dhe stinët.
9. Veshjet sipas stinëve
10. Frutat, rëndësia e tyre
11. Perimet, rëndësia e tyre.
12. Trupi i njeriut
13. Zakonet e mira
14. Format
15. Familja (anëtarët e familjes)
16. Kafshët
17. Mjetet e transportit
18. Lulet
19. Lodrat
20. Të kundërtat
Abetare
- 37 orë
Abetare
1. Shkronja A
2. Shkronja B
3. Shkronja C
4. Shkronja Ç
5. Shkronja D
6. Shkronja Dh
7. Shkronja E
8. Shkronja Ë
9. Shkronja F
10. Shkronja G
11. Shkronja Gj
12. Shkronja H
13. Shkronja I
14. Shkronja J
15. Shkronja K
16. Shkronja L
17. Shkronja Ll
18. Shkronja M
19. Shkronja N
20. Shkronja Nj
21. Shkronja O
22. Shkronja P
23. Shkronja Q
24. Shkronja R
25. Shkronja Rr
26. Shkronja S
27. Shkronja Sh
28. Shkronja T
29. Shkronja Th
30. Shkronja U
31. Shkronja V
32. Shkronja X
33. Shkronja Xh
34. Shkronja Y
35. Shkronja Z
36. Shkronja Zh
Pasabetare
- 20 orë
Pasabetare
- Alo, mirëdita!
- Të lutem, luajmë bashkë Ermal?
- Çfarë është dielli?
- Toka është e rrumbullakët
- Çfarë është deti?
- Njerëzit, kafshët dhe bimët ushqehen me?
- Me çfarë udhëtonin njerëzit?
- Kur nuk kishte telefon?
- Pëllumbat
- Pse kërkon të bëhesh bletë?
- Këngë për shiun
- Habia e Enit
- Për një shkronjë
- Helikopteri
- Supë me perime
- Ekrani i madh
- Shkronjat e çuditshme
- Kaçja dhe zogu
- Mirupafshim
Paraabetare
Paketa e Paraabetares përmban për ju të dashur bashkëatdhetare të vegjël, një grup mësimesh me 20 tema, të cilat ju sjellin më afër atdheut përmes dëgjimit të teksteve të ndryshmem të rrëfyera nga mësueset tona në formë artistike e familjare për ju.
Ju do të përfshiheni edhe në lojëra edukuese e argëtuese.
- Ndërkohë ju do aftësoheni të ritregoni bukur në shqipen tonë të ëmbël.
- Do të merrni njohuritë e para për format grafike të shkronjave.
- Do të merrni njohuri rreth sjelljeve në mjedise të ndryshme, orientimit dhe komunikimit të saktë siç e kërkojnë situatat reale.
- Edukimi me vlerat më të mira morale e shpirtërore të kombit tonë, është një nga synimet që kërkon të arrijë ky kurs.
- Ju do të aftësoheni të shprehni mendimet tuaja para shokëve e shoqeve gjatë orës së mësimit dhe me prindërit apo të afërmit tuaj, në situata të ndryshme pas mësimit.
Me siguri ju dhe të afërmit tuaj do të ndiheni krenarë që keni mundur të arrini të shpreheni bukur e qartë në gjuhën shqipe standarde, nga ku nisin edhe rrënjët tuaja.
Abetare
Paketën e Abetares mund ta zgjidhni më vete.
- Në 37 seanca ju do te mësoni me radhë shkronjat me format e tyre në shkrimin e dorës dhe të shtypit.
- Mësueset tona do t’ju ndihmojnë t’i artikuloni qartë e bukur këta tinguj të ëmbël të gjuhës së bukur shqipe.
- Nuk do t ‘ju mungojnë lojërat e argëtimet ku mund të përfshini jo vetëm anëtarët e grupit, por edhe familjarët tuaj.
- Do të mund të lexoni dhe kuptoni përmes leximit të pjesëve të shkurtra, të cilat do t ‘ju bindin se gjuha jonë, siç e kanë thënë dhe poetët tanë të shquar, është më e bukur se kënga e bilbilit, më e këndshme se era e trëndafilit e të mbush zemrën me dashurinë e pashlyeshme për Atdheun tonë të dashur, Shqipërinë.
Pasabetare
Paketa e tretë është Pasabetarja. (Dikur prindërit dhe gjyshërit tuaj e kanë quajtur “Këndimi”)
- Që ju të mos i harroni shkronjat që keni mësuar tek Abetarja, por t’i përdorni ato për qëllime praktike të komunikimit dhe informimitmmm do t’ju shërbejnë 20 tekstet e shkurtra në gjuhën shiqipe që do të gjeni në këtë paketë;
- Në bashkëpunim me mësueset tona do të mund t’i kuptoni më mirë, t’i interpretoni dhe të jepni mendimet tuaja rreth shqetësimeve e ideve që vijnë përmes tyre. E thënë ndryshe, ju do ta përdorni gjuhën shqipe me kompetencë të plotë.
- Atëherë keni për të kuptuar se gjuha jonë është shumë e mirë, e bukur e me vlerë, sikundër i ka kënduar një poet tjetër.
- Ne kemi zgjedhur një tekst kombëtar të Abetares, të miratuar nga organet kompetente, por edhe shumë popullore në Shqipëri.
- Grupi i mësueseve ka punuar me përkushtim për ta sjellë në formën më të mirë të mundshme për mësimin on line.
- Dëshirojmë t’i sigurojmë prindërit tuaj se në gjithçka që po ju ofrojmë keni garancinë e plotë që do të jeni on line me ne.
Falenderim i veçantë
Nuk mund të lëmë pa ju shprehur mirënjohjen tonë prindërve që tashmë na e kanë besuar neve të jemi mësuesit e ABETARES për fëmijët e tyre.
Me kënaqësi kemi mësuar se disa prej tyre, vite më parë kanë mësuar gjuhët e huaja pranë shkollës sonë, ndërsa sot nga vendet ku jetojnë, ju mundësojmë mësimin e gjuhës shqipe fëmijëve të tyre po nga kjo shkollë.
Të krijosh traditë në arsimim prej vitit 1994 pa ndërprerje, është frymëzuese , por edhe përgjegjësi e madhe. Ju na e keni mundësuar këtë dhe ne ju jemi mirënjohës. Suksese fëmijëve tuaj në rrugën e bukur e të ndritur të dijes!
Mësime shtesë brenda këtij programi
- Flamuri dhe himni ynë kombëtar
- Skenderbeu, heroi ynë kombëtar
- Në mal
- Në plazh
Kush do t’jua mësojë gjuhën shqipe?
Aida Beqiri
Ana Burnazi
Edmara Zaimi
Nesida Shehaj
Valbona Troksi
Paraabetare
- 20 orë
Paraabetare
1. Përshendetjet
2. Në shtëpi
3. Në rrugë ( kujdesi kur jemi në rrugë)
4. Në shkollë/ kopsht.
5. Numrat (1-20)
6. Ngjyrat
7. Muajt e vitit
8. Ditët e javës dhe stinët.
9. Veshjet sipas stinëve
10. Frutat, rëndësia e tyre
11. Perimet, rëndësia e tyre.
12. Trupi i njeriut
13. Zakonet e mira
14. Format
15. Familja (anëtarët e familjes)
16. Kafshët
17. Mjetet e transportit
18. Lulet
19. Lodrat
20. Të kundërtat
Abetare
- 37 orë
Abetare
1. Shkronja A
2. Shkronja B
3. Shkronja C
4. Shkronja Ç
5. Shkronja D
6. Shkronja Dh
7. Shkronja E
8. Shkronja Ë
9. Shkronja F
10. Shkronja G
11. Shkronja Gj
12. Shkronja H
13. Shkronja I
14. Shkronja J
15. Shkronja K
16. Shkronja L
17. Shkronja Ll
18. Shkronja M
19. Shkronja N
20. Shkronja Nj
21. Shkronja O
22. Shkronja P
23. Shkronja Q
24. Shkronja R
25. Shkronja Rr
26. Shkronja S
27. Shkronja Sh
28. Shkronja T
29. Shkronja Th
30. Shkronja U
31. Shkronja V
32. Shkronja X
33. Shkronja Xh
34. Shkronja Y
35. Shkronja Z
36. Shkronja Zh
Pasabetare
- 20 orë
Pasabetare
- Alo, mirëdita!
- Të lutem, luajmë bashkë Ermal?
- Çfarë është dielli?
- Toka është e rrumbullakët
- Çfarë është deti?
- Njerëzit, kafshët dhe bimët ushqehen me?
- Me çfarë udhëtonin njerëzit?
- Kur nuk kishte telefon?
- Pëllumbat
- Pse kërkon të bëhesh bletë?
- Këngë për shiun
- Habia e Enit
- Për një shkronjë
- Helikopteri
- Supë me perime
- Ekrani i madh
- Shkronjat e çuditshme
- Kaçja dhe zogu
- Mirupafshim