Kush i fiton zgjedhjet?
Ardita

Ardita

Kush i fiton zgjedhjet? Jeni dakort?

Kush i fiton zgjedhjet? Jeni dakort?Nese ne nuk votojme,atehere do te jene te tjeret qe do te marrin vendime te cilat do te ndikojne ne jeten tone.Prandaj,eshte detyra jone si mesues qe te mesojme  nxenesit mbi rendesine e demokracise. Nxenesit duhet te mesojne mbi votimin dhe zgjedhjet .Per kete ,ata duhet te  zhvillojne kompetenca qytetare .Kjo ju jep mundesine te  perfshihen plotesisht ne procesin demokratik-qofte ne nivel lokal apo kombetar.
Me nje planifikim te mire , mesuesit mund te perdorin zgjedhjet.Ato jane nje mjet per te ushqyer te mesuarit shoqeror dhe emocional.Organizoni  zgjedhjet ne kasen tuaj.

 

 

zgjedhjet ne shkolla

ZGJEDHJET SHKOLLORE.CFARE OFROJNE ATO?

Ky mesim i ndihmon nxenesit te mesojne se si funksionojne zgjedhjet.Nje menyre eshte pjesemarrja ne zgjedhje te simuluara ne klase.Si rezultat , ata arrijne te kuptojne menyren se si funksionojne ato.Nxenesit kuptojne edhe rendesine si pjesemarres ne zgjedhje.Pe shembull ato ndihmojne ne vendimmarrjet qe ndikojne ne jeten tone.

-Roli yne si mesues.

Roli yne si mesues eshte t’u japim mundesine nxenesve tane te kuptojne funksionin e  demokracise.Gjithashtu ,edhe momentin historik qe po perjetojme.Ne duhet t’u sigurojme hapesira te sigurta ku te shprehin nevojat shoqerore dhe emocionale.Ne kete menyre ,ata perqendrohen ne te mesuar.Ndersa nga ana tjeter,  i pajisim ata me mjete per te menduar ne menyre kritike per realitetin qe i rrethon.Vendosja e nje norme ne te folur,toleranca  dhe ndjeshmeria, jane cilesi qe duhen perforcuar.

-Matematika ne zgjedhje.

Leximi i grafikeve dhe tabelave eshte celesi per te kuptuar zgjedhjet.Kjo eshte nje aftesi qe mund te perdoret ne shume fusha.Tregojuni nxenesve se si te krijojne grafike te ndryshem.Me pas ata vete krijojne grafiket e tyre duke perdorur te dhenat e zgjedhjeve dhe parashikimeve te zgjedhjeve  ne klase.

Rendesia e te lexuarit dhe shkruarit.

Persa i perket te lexuarit dhe te shkruarit , nxenesit mesojne te shkruajne ese bindese. Keto ese i ndertojne duke u perqendruar te besimet dhe opinionet e tyre.Ne te njejten kohe ,ata mesojne se si t’i mbeshtesin opinionet e tyre  duke perdorur prova.

Kush i fiton zgjedhjet?-Disa ide per aktivitete.

-Krijoni nje poster ku shfaqni rendesine e votes.

Ne grupe nxenesit organizojne nje stuhi mendimesh ne te cilen listojne arsyet perse duhet te jene pjesemarres ne zgjedhje.

-Shkruajne ese bindese mbi procesin zgjedhor si nje mundesi per ardhmen tone.

-Perse une duhet te zgjidhem? Kandidatet shpalosin programin e tyre per te bindur elektoratin e klases.

Zgjedhjet perfaqesojne nje mundesi per te mesuar  ne menyre pozitive. Ne si mesues,mund te nxitim te kuptuarit e politikes,historise etj.Kjo realizohet duke i mbeshtetur ata shoqerisht dhe emocionalisht.Sebashku, ne mund te edukojme dhe te fuqizojme brezin tjeter te votuesve.

Share this post

Ardita

Ardita

Mrs. Ardita Bazelli graduated with a degree in English from the Fan Noli University in Korce, in 2004. She is currently teaching English at Preca International College. Mrs. Bazelli has been a consistent partner and co-founder in national and international eTwinning projects in Albanian and European schools for improving technological access to education. In 2019, she guided her students aged 12-15 to win nationally recognized projects. For the last ten years, she has been teaching at the LSIA Korce branch, where she is currently helping young students learn English.
5/5